E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ligji i Pagave hyn në fuqi edhe 6 ditë: A do të dërgohet në Kushtetuese?

- Advertisement1-

Zyrtarët publikë po e presin me ankth zbatimin e Ligjit për Pagat.

5 shkurt është dat kur do të fillojë zbatimi i këtij ligji, por askush prej zyrtarëve publikë nuk e di se sa do ta ketë pagën pasi ende nuk dihet vlera e koeficientit.

- Advertisement -

Dy institucione deri tash, kanë paraqitur kërkesë të Avokati i Popullit, për t’a referuar ligjin, në Gjykatë Kushtetuese, çka do të thoshte se, ligji do të pezullohej, deri në një vendim të gjykatës.

Ato janë Këshilli Prokurorial e Instituti i Kosovës për Drejtësi, që konsiderojnë se në Ligjin e shumë përfolur, ka shkelje kushtetuese.

Ndërsa partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë Ligjin në Kushtetuese nëse vlera e koeficientit është nën 129 euro.

Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend e është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit.

Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

Edhe një ditë kanë mbetur për ta mbajtur Qeveria premtimin e saj për bërjen publik të vlerës së koeficientit. Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë nesër e martë 31 janar.

- Advertisement -rrrrrrr

Albanian Kids Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...