E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“Ligji i Pagave hyn në fuqi 8 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare”

- Advertisement1-

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,ka thënë se Ligji i Pagave i cili është në diskutim publik, pritet të hyjë në fuqi, tetë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka shkruar se kjo nënkupton që ligjin i cili do të miratohet tani, do ta zbatoj qeveria e ardhshme.

- Advertisement -

“Kryeministër, sot duhet urgjentisht t’i takosh sindikatat, të flasësh me ata sinqerisht, mos harro se ata janë po ata profesionistë që dikur me dekada kanë punu edhe pa pagesë. Kërkesat e tyre janë legjitime se inflacioni ka arrit 20%.

Nëse nuk ke buxhet, diskuto sinqerisht me Sindikatat, se ata do të ju mirëkuptojnë, mos i kërcënoni se nuk ju ka hije.

Folni sinqerisht e mos u thirrni në Ligjin e Pagave. Qysh mundeni me u thirr në Ligjin e Pagave kur në versionin që është në konsultim të brendshëm thotë se Ligji hyn në fuqi 8 muaj pas publikimit në Gazetë Zyrtare.

A e dini çka i bie kjo? Kjo është sikur me thanë ne do ta bëjmë Ligjin dhe do ta zbatojë Qeveria tjetër (nëse marrim parasysh se Ligji është në ende në konsultim të brendshëm, duhet të dalë në konsultim të jashtëm, mandej procedurat e Kuvendit).

Nuk përmirësohet arsimi në vendin tonë pa e kthye dinjitetin e mësuesit dhe sigurisht se kjo nuk mund të bëhet me kërcënime

Uluni dhe bisedoni, mos na merrni në qafë!”,ka thënë ndër të tjera Bajrami.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...