E mërkurë, 22 Janar, 2025

“Ligji i pagave hyn në fuqi më 1 shkurt, por askush nuk e di se sa do të jetë paga”

- Advertisement1-

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik pa caktim të vlerës monetare.

Bajrami thotë se kjo është anomali e radhës e Qeverisë Kurti, teksa shton se është e padrejtë që kemi Ligj të pagave, që askush nuk e di se sa do të jetë paga në sektorin publik.

- Advertisement -

“Hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik pa caktim të vlerës monetare është një nga anomalitë e radhës të kësaj Qeverie. Përfundimisht nuk është e drejtë, që sot kemi Ligj të pagave që hyn në fuqi me 1 shkurt por askush nuk e di se sa do të jetë paga në sektorin publik”, tha Bajrami.

Ajo ka rënditur disa nga arsyet pse koeficienti po mbahet i fshehtë, por siç thotë ajo vetëm Qeveria Kurti e di përgjigjen e saktë të kësaj pyetje.

Sipas Bajramit, qasja e Qeverisë për këtë çështje është e gabuar.

“Mund të them disa arsye se pse koeficienti po mbahet i fshehtë por përgjigjën e saktë në këtë pyetje e ka vetëm Qeveria. Sipas meje ka gjasa që Qeveria ka pritë të shoh si po e mbyllë vitin, sa mjete do t’i bartë në vitin 2023, sa do t’i kushtoj energjia në katër komunat veriore, sa do të kushtoj importi i energjisë e mandej t’i bëj kalkulimet të cilat ka dështuar t’i bëj me kohë”, tha Bajrami.

“Qasja e Qeverisë është e gabuar, sepse e ka lënë që koeficeinti të caktohet çdo vit me Ligjin për Ndarjet Buxhetore, kjo lë hapësirë për keqpërdorim, është mungesë stabiliteti dhe sigurisë për rreth 83 mijë zyrtar publik”, shtoi Bajrami.

Ajo thotë se inflacioni në Kosovë është me i larti në rajon dhe sipas saj, çdo koeficient që nuk i rritë pagat nominalisht për 20% është i papranushëm.

- Advertisement -rrrrrrr

“Sot, kur po flasim askush nuk e di se sa do të jetë paga e cilit do zyrtar në sektorin publik në muajin shkurt. Marrë parasysh këto fakte është vështirë të thuhet sot se sa do të duhet të jetë koeficienti. Një gjë është e qartë që inflacioni në Kosovë është me i larti në rajon, çmimet e produkteve bazë të konsumit janë rritë me mbi 50%, andaj vetëm për të mbajtë fuqinë blerëse të para një viti pagat do të duhej të rriteshin nominalisht me së paku 20%, kështuqë çdo koeficient që nuk i rritë pagat nominalisht për 20% është i papranushëm”, përfundoi Bajrami.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...