E shtunë, 18 Janar, 2025

Lidhja mësues-nxënës

- Advertisement1-

Gjatë funksionimit të proçesit mësimor, në shkollë realizohet një lidhje midis mësuesit e nxënësit.

Kjo lidhje komunikative midis këtyre dy grupeve, realizohet si midis nxënësit e mësuesit në veçanti, por edhe midis nxënësit e mësuesit në kontekstin e klasës. Gjatë kësaj lidhje ndodh se mësuesi e nxënësi komunkikojnë për përgjigje të ndryshme që ata kanë në proçesin mësimor e edukativ.

- Advertisement -

Nga kjo gamë përgjigjesh komunikimi, që ndodh midis të dy palëve, vendoset edhe një sjellje e caktuar në shkollë. Përgjigjet e ndryshme që jepen midis të dy palëve, krijojnë një sjellje të cakttiar të nxënësit me mësuesin, duke vendosur shpesh herë edhe barriera komunikimi, të cilat pastaj kërkojnë ndërhyrjen e psikologut shkollor. Pikërisht gama e përgjigjeve do të krijojë shpeshherë tek mësuesi ide të ndryshme, që ngandonjëherë mund të jenë të gabuara për vlerësimin e nxënësit në aspektin komunikativ, duke influencuar në shfacjjen e një sjellje më pozitive të mësuesit ndaj një nxënësi, e në një sjellje më të ashpër të tij, ndaj një nxën.ësi tjetër.

Ngandonjëherë krijimi i ideve apo opinioneve mbi sjelljen e nxënësit, vetëm nga komunikmi që ka mësuesi në klasë me atë nxënës, mund të jetë edhe i gabuar. Në shumicën e rasteve nxënësit janë bashkëbisedues të këqëinj me mësuesit. Ndikimi i disa faktorëve të ti11ë si, statusi i lartë i mësuesit, situata emocionale që nxënësi po flet me mësuesin, edukata familjare që e ka mësuar të tregojë respekt maksimal ndaj të mëdhenjve, frika ndaj më të riturit, eksperienca e pakët në jetë, etj, krijojnë bariera, që nxënësi të flasi apo të bisedojë keq me mësuesin. Pikërsht kjo lidhja diadike e dobët apo me vështirësira të ndryshme, mund të krijojë tek mësuesi një ide të gabuar për sjelljen e nxënësit apo. të ndodhi edhe e kundërta, duke krijuar tek nxënësi një mendim negativ për mësuesin. Pasoja e këtyre .moskuptimeve në komunikim, si tezultat i rolit të barierave komunikative krijon një situatë të tillë ku sjellja e të dy palëve, mund të krijojë probleme në shkollë. Shpeshherë në praktikën e jetës shkollore, problematikat e ndryshme që ndodhin në sjelljen e nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...