Lidhja e grupit të gjakut me personalitetin – Cili je ti?

- Advertisement -

Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut !


Në disa kultura, grupi i gjakut merr të njëjtën rëndësi sa horoskopi dhe 12 shenjat e zodiakut.

- Advertisement -

Njësoj si yjet që mund të parashikojnë të ardhem, të tjerë besojnë se grupi i gjakut lidhet drejtëpërdrejte me natyrën dhe personalitetin e njerëzve.

Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut !

Grupi i gjakut A

- Advertisement -

Individët me tipin A të gjakut vendosin të tjerët para. Ata janë dëgjues të mirë dhe miq të shkëlqyer. Njerëzit me grup gjaku A priren t’i fshehin emocionet dhe në fillim mendojnë gjithmonë për të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi.

Këta njerëz shquhen për aftësite e tyre në fusha si: kontabilistë, bibliotekarë, avokatë, ekonomistë dhe shkrimtarë. Në dashuri, përshtaten më shumë me individë të tjerë të tipit A ose ato AB.

Grupi i gjakut B

Njerëzit me gjak B janë tejet të hapur dhe mirëpresin çdo gjë të re në jetën e tyre.

Njësoj si njerëzit A dhe personat e grupit të gjakut B bëjnë lehtësisht miq, por me një ndryshim. Kur vjen puna tek problemet këta janë njerëzit që vendosin dhe mendojnë gjithmonë për veten e më pas për të tjerët.

Individët e Tipit B janë tepër shprehës dhe mund të “lexohen” lehtësisht nga të tjerët sepse gjuha e trupit i tradhëton. Për shkak të kësaj, ata mund të bëjnë mjaft mirë profesionin e psikologut, gazetarit.

Grupi i gjakut AB

Këta njerëz janë tejet spirituozë shumë racionalë dhe të ekuilibruar. Ata janë planifikues dhe organizatorë të shkëlqyer.

Individët e grupit AB kanë aftësinë për të mbi-prodhuar hormonet si adrenalina, duke i bërë këta njerëz mjaft aktivë. Ju do të shkëlqeni ne marrëdhëniet me publikun, si dhe pozita menaxheriale dhe arsimore.

Lloji i gjakut O

Ky është lloji më i zakonshëm i gjakut. Njerëzit e llojit O kanë një fuqi të pazakontë.Ata mund të jenë aktivë 24 orë në ditë dhe asnjëherë nuk thonë u lodha.. Ata janë shumë konkurrues dhe kanë tendencë të fokusohen tek fama sesa tek krijimi i lidhjeve të reja.

Për shkak të kësaj, ata janë shumë të aftë në pozita udhëheqëse. Këta njerëz shkëlqejnë në fusha si kontabilistë, politikanë, biznesmenë dhe si dhe terapistë.