Shkolla “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe ka njoftuar se sot u shpërndanë vendimet e licencimit me afat pesëvjeçar për 16 mësimdhënës të saj, shkruan AlbanianEducation.net.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, Fidan Hasani, i përgëzoi mësimdhënësit për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përshtatur me qasjet dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies.
Ai theksoi se procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve është një nga proceset më të rëndësishme në sistemin arsimor, pas zbatimit të Kurrikulës së Kosovës në shkollat tona, pasi kontribuon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional të stafit.
Shkolla “Bajram Curri”, Sllatinë e Madhe:
·
🎓 U shpërndanë vendimet e licencimit për 16 mësimdhënës të shkollës sonë.
📜 Sot u shpërndanë vendimet e licencimit me afat pesëvjeçar për 16 mësimdhënës të shkollës sonë, duke përmbyllur me sukses një proces disa javor të pranimit, shqyrtimit dhe dorëzimit të dokumentacionit për licencim.
Vendimet e licencimit i pranuan:
• Atmire Sogojeva
• Saranda Berisha Rrahmani
• Leonorë Sopjani Brahimi
• Valdete Muqaku Idrizi
• Naime Gërguri
• Fatime Sejdija
• Valbonë Kolshi
• Avni Zogjiani
• Nuhi Uka
• Florentina Osmanaj
• Albulena Prokshi
• Arbërie Berisha
• Magbule Kolshi
• Gjylferie Zogjani
• Saranda Visoka Sogojeva
• Marigona Krasniqi
👏 Me këtë rast, drejtori i shkollës, Fidan Hasani, i përgëzoi mësimdhënësit për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përshtatur me qasjet dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies.
📚 Ai theksoi se procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve është një nga proceset më të rëndësishme në sistemin arsimor, pas zbatimit të Kurrikulës së Kosovës në shkollat tona, pasi kontribuon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional të stafit.
🤝 Një falënderim i veçantë i shkon ekipit të VPM-së: Saranda Berisha Rrahmani, Leonorë Sopjani Brahimi, Zyrafete Shabani dhe Veranda Berisha Krasniqi, të cilat, nën koordinimin e drejtorit të shkollës, zhvilluan me profesionalizëm të lartë të gjitha fazat e këtij procesi.
🌟 Mirënjohje gjithashtu për ekipin mbështetës në vlerësimin kolegial: Qefsere Shabani, Albina Lepaja, Jehona Azemi si dhe sekretaren e shkollës, Qëndresë Osmani Rama, si dhe për të gjithë mësimdhënësit që ishin pjesë e këtij procesi dhe kontribuuan në realizimin e tij.
🏛️ Në fund, falënderojmë edhe zyrtarin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, z. Osman Beka, për mbështetjen, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtij procesi.
🎉 Urime të gjithë mësimdhënësve për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre profesional!
Me respekt,
Drejtori i Shkollës,
Fidan Hasani
Korrik 2026.