Librin e shkroi në orë, Daut Demaku tregon arsyen e veçantë pse zgjodhi ta bëjë këtë

- Advertisement -

“Libri botohet në lëkurë, libri botohet në letër, por e provova edhe në dru”, thotë kështu shkrimtari Daut Demaku, i cili librin e tij të ri “Jeto sot nesër është ndoshta”, e promovoi në dru e në formë ore.

- paragrafi 1 -

Por, këtë e bëri për një arsye tejet të veçantë.

- Advertisement -

“Motivi im themelor ka qenë mbesa ime shumë e shumë, shumë e dashur. Mbesa më e vogla. Emrin e ka Ora, dhe për dashurinë ndaj mbesës, thash që librin do ta shkruaj në orë”, tha Demaku në “Sol” të Klan Kosova.