E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

“Librat në rafte”, mural nga filloristët e shkollës “Elena Gjika”

- Advertisement1-

Në holl të shkollës “Elena Gjika”, u inaugurua një vepër arti e realizuar nga nxënësit e shkollës, nën drejtimin e arsimtares së artit, Arjeta Murtezi-Jakupi.

“Librat në rafte”, është murali më i ri i kësaj shkolle. Ai pasqyron kreativitetin e nxënësve, dhe është fryt i një pune të përkushtuar dhe bashkëpunimi mes artistësh të rinj.

- Advertisement -

Nxënësit e kësaj shkolle nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta, rreth 3 muaj kanë punuar në këtë vepër.

Njoftimi i shkollës:

Inaugurimi i muralit “Librat në rafte” dhe ekspozitës së pikturave

Sot, me shumë krenari, inauguruam muralin e titulluar “Librat në rafte”, një vepër e realizuar me dashuri dhe përkushtim së bashku me nxënësit tanë. Ky mural përfaqëson fuqinë e dijes, rëndësinë e leximit dhe bashkëpunimin si një komunitet i fortë dhe i bashkuar.

Falënderojmë Komunën për mbështetjen financiare që e bëri këtë projekt realitet, duke treguar kujdesin për artin, edukimin dhe zhvillimin në shkollën tonë.

Një falënderim i veçantë për nxënëset Riga Salihaj, Vlera Pireci, Olta, Atika, Tuana, Enea, Rana, Dilara, Leonisa, Dea, Anisa dhe Efsun, nën përkujdesjen e arsimtares së artit Arjeta Jakupi të cilët kontribuan me punimet e tyre si pjesë e muralit dhe ekspozitës. Po ashtu, përgëzojmë nxënësit Riga Zhushi, Riana, Ermela, Anisa, Riona, Penda, Joni, Ostini, Zgjimi, Tara, Linor, Sihana, Eda, Ervin dhe Puhiza për pikturat e tyre të veçanta që e pasuruan këtë ngjarje artistike.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo ngjarje na kujton rëndësinë e artit dhe dijes si udhërrëfyes të përjetshëm për brezat që vijnë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...