E enjte, 28 Nëntor, 2024

Librat e gjuhës shqipe me përmbajtje diskriminuese e bullizuese

- Advertisement1-

Sipas Raportit të rishikimit të teksteve shkollore, rezulton se disa nga librat e lëndës së gjuhës shqipe kanë përmbajtje diskriminuese e bullizuese. Në këto tekste përdoret gjuhë diskriminuese ndaj personave të verbër, si dhe shprehje me konotacion bullizues për persona me mbipeshë.

Nxënësit ende u ekspozohen teksteve shkollore me përmbajtje diskriminuese e bullizuese. Sipas Raportit të përpiluar nga rishikimi i teksteve shkollore, disa nga librat në lëndën e Gjuhës Shqipe kanë përmbajte me mungesë etike.

- Advertisement -

Në Raport është vlerësuar se libri “Gjuha shqipe 6” përmban tekst me gjuhë diskriminuese ndaj personave të verbër, si dhe shprehje me konotacion bullizues.

“Në tekst ka përmbajtje diskriminuese dhe mungesë etiko-morale, si në faqen 34-35 ku titullohet ‘Djali i zgjuar dhe i verbëri’. Aty ceket që ‘dita dhe nata për ty janë njëlloj’. E në faqen 65 është shprehja ‘Lantier trashaluqi’, pastaj shprehja ‘nxori dy zogj shëmtaraq’. Rekomandohet që fjalive të tilla t’u bashkëngjitet arsyeja e përdorimit në tekst, në mënyrë që të mos ketë përdorime të këtyre nocioneve bullizuese dhe diskriminuese”, thuhet në Raportin e rishikimit të teksteve shkollore.

E në librin “Gjuha shqipe 4” ka paragjykime për personat në mbipeshë.

“ Në faqe 28 është tregimi ‘Ema si princeshë’. Në këtë tekst ka shumë paragjykime për Emën, duke e përqeshur se ajo është e shëndoshë. Në klasa ka nxënës me mbipeshë, kështu që mund të ndihen të prekur”, thuhet më tej në raport.

Psikologia në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, Kumrije Ismajli-Canolli, tha se shprehjet e tilla në tekste ndikojnë në rritjen e bullizimit nëpër klasa.

“Kjo dukuri është relativisht shqetësuese vetë fakti që vetë bullizmin e kemi në lulëzim e sipër dhe veç për faktin që nxënësit prej tekstit shkollor i mësojnë ato shprehje, atëherë ata do të na japin si arsyetim për kështu ka shkruar në libër dhe kjo ndikon”, ka deklaruar Ismajli-Canolli.

- Advertisement -rrrrrrr

E në një fletore pune për klasën e gjashtë, në raport është kritikuar mosvendosja e barazisë gjinore në shembujt e marrë.

“Në fletoren e punës, në njësinë ‘Vajzat dhe djemtë’, autorët i udhëzojnë nxënësit që të kërkojnë në internet dhe të përgatitin një tekst për gjashtë gratë e suksesshme, siç janë: Nëna Terezë, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Mbretëresha Teutë, Bubulina, Shote Galica. Autorët në këtë rast kanë bërë diskriminim gjinor, duke mos respektuar gjininë mashkullore, pasi që meshkujt nuk janë të paraqitur në mënyrë të barabartë me femrat”.

38 tekste shkollore të lëndëve Gjuha Shqipe dhe Matematika për nivelin fillor dhe të mesëm të ulët janë rishikuar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian, KosEd.

Për të gjitha këto gabime, në Ministri të Arsimit nuk treguan nëse kanë marrë masa ndaj grupit të recensentëve, që ka lejuar tekste me përmbajtje diskriminuese. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...