E diel, 19 Janar, 2025

Liberalizimi ‘zbrazi’ shkollat, çdo ditë prindërit po kërkojnë pushim për fëmijët e tyre

- Advertisement1-

Patrik Malokut i kanë mbetur edhe disa muaj deri në përfundimin e shkollës së mesme, të cilën e vijon në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë.

E qëllimin për ta hapur biznesin që gjithmonë e ka ëndërruar, thotë se e ka të pamundur ta realizojë në Kosovë.

- Advertisement -

Këtu thotë se nuk i sheh mundësitë për realizimin e qëllimit të tij. Për këtë, e vetmja derë e hapur, sipas tij, është perëndimi. Por Patriku ka treguar se ndryshe mendojnë shokët e tij.

Derisa këta të fundit mendojnë për të ikur jashtë Kosovës, këtë tashmë e ka bërë një nxënëse e klasës së 10.

Ndërkaq në këtë shkollë, e cila është prej më të mëdhave në këtë komunë, deri më tani asnjë profesor nuk ka kërkuar pushim pa pagesë për të ikur jashtë. Por tendencat për një kërkesë të tillë nuk mungojnë.

E situatë e ngjashme është edhe në dy gjimnazet e komunës së Ferizajt. Por liberalizimi i vizave i ka sjellë shumë probleme Hajrije Nebihut, e cila është drejtoreshë e gjimnazit shoqëror “ Dr. Shaban Hashani”, në Ferizaj.

Ajo ka thënë se çdo ditë prindërit po ia zënë derën për të kërkuar pushim për fëmijët e tyre, jashtë vendit. Për krejt këtë, ia lenë fajin ministrisë së Arsimit, e cila sipas saj nuk është përgatitur për këtë gjendje.

Dhjetëra shkolla në Kosovë, kryesisht në zona rurale, janë mbyllur viteve të fundit dhe shumë shkolla të tjera në Kosovë po funksionojnë me më pak se 10 nxënës në klasë.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit krahasuar më vitin shkollor 2021/22 në këtë vit shkollor janë afër 14 mijë nxënës më pak. /KlanKosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...