E diel, 24 Nëntor, 2024

“Leximi dhe buzëqeshja duhet të mbushin jetën e secilit”, aktiviteti i veçantë nga nxënësit e Lezhës

- Advertisement1-

Po sikur secili prej nesh të përpiqej sadopak për të bërë tjetrin të ndihej mirë?! Atëherë do të jetonim në një botë më të bukur! Këtë bënë nxënësit e klasës së 2-të të shkollës “Beslidhja” në Lezhë në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë.

“Dita e buzëqeshjes” është një aktivitet i kthyer në traditë për Lezhën prej 10 vitesh, me moton e saj për të shpërndarë buzëqeshje në të gjithë qytetin e Lezhës por edhe në Shëngjin.

- Advertisement -

Shkolla 9-vjecare “Besëlidhja” në Lezhë dhe mësuesja ideatore dhe realizuese e këtij projekti të bukur, Lulezime Celami, sollën sërish buzëqeshjen e fëmijëve për të dhuruar buzëqeshje, për të cilën kanë më shumë nevojë njerëzit sot.

Shporta të mbushura me pergamena, thënie që synojnë të nxisin mirësinë, dashurinë dhe gëzimin tek secili e të përgatitura nga vetë nxënësit e shkollës Besëlidhja, mbushen rruget e qytetit duke ju kërkuar qytetarëve që të dhurojnë sa më shumë buzëqeshje.

Mesazhet e kesaj dite, që u shpalosen nga mësuese Lulzime Celami, drejtoresha e shkollës “Beselidhja”, Anisa Skandaj dhe përgjegjësi i bibliotekës “Gjergj Fishta”, z. Albert Çuko, përkonin jo vetëm me “Ditën e Buzëqeshjes” por edhe me Ditën Boterore të Librit për Fëmijë, duke vënë theksin se leximi dhe buzëqeshja duhet të mbushin jetën e secilit.

Këto mesazhe shkuan në cdo institucion, lulishte e kafenetë e qytetit, duke e kthyer Lezhën, të pakten për një ditë, në qytetin e buzëqeshjes.

A mundën këta fëmijë për pak minuta të krijonin atmosferë në qytet?! Të sillnin sadopak buzëqeshje?! -PO.

U përpoqën dhe ia dolën. Po sikur secili prej nesh të përpiqej sadopak për të bërë tjetrin të ndihej mirë?! Atëherë do të jetonim në një botë më të bukur! Këtë bënë nxënësit e klasës së 2-të në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Libri dhe Buzëqeshja” festuan me këta fëmijë duke përmbushur misionin e tyre për t’i dhënë ngjyrat e bukura jetës, ato të Mirësisë, Dashurisë, Paqes e Lumturisë.

Mbi 2000 pergamenë me këta thënie u ndanë anembanë qytetit. / PortaliShkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...