E martë, 25 Shkurt, 2025

Letër për mësuesit e fëmijëve të mi

- Advertisement1-

Nga Emine Bajrami


Mësuese e nderuar,

- Advertisement -

Kur e dërgova fëmijën tim në klasë të parë, i thashë se mësuesja jote është nëna e dytë, ajo do të të mësojë dhe ti duhet ta nderosh shumë.

E dashur mësuese, unë nuk ju lavdërohem se fëmja im është aq i edukuar dhe nuk gabon, është i perfekt, sepse njeri perfekt nuk ekziston, e lëre më një fëmijë të jetë i tillë!

Nëse fëmija im bën një gjest në klasë dhe ju shqetëson, ju duhet ta arsyetoni si fëmijë, duhet ta kuptoni botën e tij, sepse ta mësosh dikë të duhet një ton durim.

Ju kuptoj se ju s’e keni aspak të lehtë ta duroni një klasë me tridhjetë fëmijë, sepse unë si nënë jam lodhur me tre fëmijë që i dërgoj çdo ditë tek ju për t’i mësuar.

Unë s’e kam dert se ju sot e qortuat djalin ose vajzën time sepse kjo mund të ndodhë, as s’e kam dert dhe nuk të gjykoj se nëse ata ju bezdisën diçka e ju në bazë të asaj në lëndën e juaj i notuat me notë të dobët.

Por dua t’ju them t’i ndani gjërat, ju lutem!

- Advertisement -rrrrrrr

Pyeteni, nëse nuk di dhe nuk mëson, notojeni, por nëse jeni nervozuar me të nuk keni të drejtë ta notoni, notat vëndohen diku, mungesat diku tjetër dhe sjellja krejtësisht diku tjetër.

Unë kam një dert tjetër!

Kam frikë se fëmija im nuk do ta dojë më lëndën që ia jepni ju, nuk do të dëshirojë të qëndrojë në orën tuaj ose do të rrijë çdo herë me rezervë!

Mësuese e nderuar, ju lutem jepjuni pak dashuri së pari ndaj juve, pastaj ndaj lëndës që e ligjëroni. Mos i ofendoni para fëmijëve të tjerë sepse edhe fëmijët kanë unin e vet, mos i bëni të qajnë sepse fëmijët mund të harrojnë gjithçka, por nuk harrojnë kurrë se si i bëtë të ndihen. Ndaj motivojini, jepjuni kurajo dhe mbi të gjitha mos harroni se ata janë fëmijë dhe gjithçka u falet.

Tek fëmijët nuk duhet mbjellur frikë, por ata ndaj jush duhet pasur respekti i cili nuk krijohet vetvetiu tek fëmijët, por me punë, përkushtim, dashuri, butësi dhe prehje.

Bëjini të dashur nxënësit tuaj të vegjël, që kur të rriten të ju kujtojnë për të mirë dhe të luten për ju!/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...