E shtunë, 18 Janar, 2025

Letër nga një mësues në pension, për marrëdhënien midis prindërve dhe fëmijëve…

- Advertisement1-

Kjo është një letër nga një mësues në pension, e cila është bërë virale në internet. A jeni dakord me të?


Ky mësues shkroi një letër për një gazetë, ku jepte mendimin e tij për marrëdhënien midis prindërve dhe fëmijëve. Ju ftojmë ta lexoni, pasi ai ka marrë shumë vlerësime në internet.

- Advertisement -

Kjo është ajo që shkroi mësuesi:

Duke qenë një mësues në pension, jam lodhur nga të gjithë ata njerëz që nuk dinë asgjë për shkollat publike. Asnjë prej tyre nuk ka qenë kohët e fundit në një klasë dhe askush nuk mendon se ata mund të përmirësojnë sistemin tonë arsimor. Problemi nuk është mësuesi. Prindërit janë problemi, sepse nuk u mësojnë fëmijëve të tyre sjellje dhe respekt të mirë. Fëmijët as nuk kanë njohuri të përgjithshme se si të bashkohen me njerëz të tjerë.

Shumë fëmijë vijnë në shkollë me këpucë të shtrenjta që kanë një vlerë shumë më të lartë se veshjet që mbajnë mësuesit, në të njëjtën kohë nuk kanë as fletoret dhe lapsa për të ndjekur mësimet.

Kur bëhet fjalë për shkolla që kanë “dështuar”, shikoni marrëdhënien midis prindërve dhe fëmijëve. A vijnë prindërit të takimet prindër – mësues? A u sigurojnë fëmijëve të tyre të gjitha materialet e nevojshme për shkollë? A i kontrollojnë nëse i bëjnë detyrat e shtëpisë? A i dëgjojnë mësuesit gjatë orëve të mësimit apo është lloji i nxënësit që i mërzit të tjerët?

Kur t’i vlerësomi këta faktorë, do të kuptoni se nuk janë shkollat që dështojnë, por prindërit. Mësuesit nuk mund të bëjnë të gjithë punën që kërkojnë prindërit. Për sa kohë që prindërit e tyre nuk bëjnë punën e duhur, fëmijët e tyre nuk do të përmirësohen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...