E diel, 24 Nëntor, 2024

Letër drejtuar nënës që sot mungon!

- Advertisement1-

Jam shtrirë në shtrat me lotët që më bien nëpër fytyrë dhe nuk mund ta mohoj, më mungon në çdo ditë të jetës sime.


Ndoshta disa mund ta konsiderojnë si një gjendje, nga e cila unë kërkoj vëmendje, por dhimbja që zbehet nga koha. Sa herë shoh ndonjë foto tënden, më zapton një dhimbje në gjoks dhe në retrospektivë më kthehen gjithë kujtimet e bukura me ty.

- Advertisement -

E kam humbur numërimin e gjithë herëve kur mendimet për vetëvrasje kanë kaluar nëpër mendjen time, por sa herë që përpiqem t’i realizoj ato, më kujtohen fjalët e tua: “Koha e Zotit është e padiskutueshme dhe tek Ai, bija ime, duhet të kërkosh strehim, sepse Ai nuk do të braktisë asnjëherë”. Mungon shumë këtu, ma. Vdekja u bë një armike dhe të largoi nga unë në një moshë të re. Është e habitshme të mendosh se si më flisje përherë për vdekjen, sikur doje të më përgatisje mua për ditën kur do të largoheshe pa u kthyer sërish. Sinqerisht, nuk e mendoja se një ditë e tillë do të vinte kaq herët. Çdokush duket sikur ka ecur përpara, por për mua, plaga që më ke lënë, është ende e freskët.

Më mungon shumë ushqimi që më gatuaje. Askush nuk gatuan si ti, ma. Nuk mundet të të zëvendësojë asnjë. Është e pamundur: asnjë nuk e ka buzëqeshjen si e jotja. Dhe sa herë e kujtoj buzëqeshjen tënde dhe se si m’i shërbeje vaktet e gëzuar, ndihem mirë. Ndihem sikur të kam pranë.

Kam derdhur aq shuhmë lot, saqë ndonjëherë e shoh veten në pasqyrë dhe më duket vetja e përhumbur. Shkrimi është bërë si një ngushëllim për mua, pasi kur flas me të tjerët, më duket sikur nuk më kuptojnë. Nuk arrin askush ta kuptojë dhimbjen time, për aq kohë sa nuk e ka kaluar atë që unë kalova.

Më beso që mungon shumë këtu, mami. Mungesa jote ndihet në çdo ditë të jetës sime. Nuk mundem të të harroj. Një pjesë e imja është në parajsë me ty dhe një ditë, unë e di se edhe pjesa tjetër do të bashkohet dhe aty do të jemi bashkë sërish.

Në kopshtin tim të luleve, më të bukurën Zoti e zgjodhi dhe e mori me vete. Por unë do të vazhdoj ta ujis kopshtin në mënyrë që të ketë më shumë lule të bukura si ti. Mungesa jote më ka mësuar të jem e fortë dhe të buzëqesh sikur të mos kisha asnjë problem në jetën time. Faleminderit ma, për çdo mësim që më ke dhënë!

Nga vajza jote që nuk ka për të të harruar kurrë…”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...