E diel, 24 Nëntor, 2024

Letër dashurisë sime të përjetshme: Dedikuar ty, nga biri yt…

- Advertisement1-

Atë ditë nuk gjeta qetësi, diçka në kraharorin tim digjej… Një ndjenjë shumë e keqe rrotullohej nga stomaku deri në kraharorin tim.

Teksa punoja, frymëmarrjen e ndjeja të rënduar atë mëngjes. Kjo ndjenjë më bëri të marr telefonin, të dal në ballkon e të të marr disa herë në telefon. Aty mësova që ti nuk ndodheshe në shtëpi, zemra më rrahu fort dhe doja me patjetër të flisja me ty.

- Advertisement -

Ora 15:32… mora telefonatën dhe degjova zërin tënd, ai zë që për mua do mbetet zëri më i bukur në botë! Ajo telefonatë ishte e fundit për ne të dy, sa shumë dashuri i shprehëm njëri-tjetrit! Të thashë “të dua shumë” dhe më the “unë të dua më shumë”, dhe si gjithmonë, që unë mos të mërzitem më thoje “mjaft tani shiko punën”. Për fat të keq edhe atë ditë atë bëra ,“pashë punën”. Sikur ta dija që ajo telefonatë ishte e fundit nuk do të rreshtja duke folur dhe do kisha vrapuar me orë të tera për tek ti, për të të mbajtur afër vetes.

Ajo ditë nuk ishte e lehtë për mua pasi ajo vorbull shqetësimi që me kishte pushtuar kraharorin nuk do më linte të qetë. Telefonata tjetër bëri që zemra të më rrihte fort, trupi të më mpihet … “Nisu sepse mami është sëmurë.” Kraharori po më shpërthente në ato çaste, brendia ime ishte si një kal i tërbuar që kërkonte liri, që nuk gjente dot vijën e finish-it.

E dija që kjo herë nuk ishte si të tjerat. Në atë rrugë të gjatë nuk e kam ndjerë trupin, nuk e kam ndjere veten, nuk kam folur me askënd, thjesht përsërisja me vete “kjo nuk është si herët e tjera”. Erdha dhe të gjeta me frymë, shpresoja që të hapje sytë edhe të më thoje që “edhe unë të dua shumë”, sepse unë po ta thoja vazhdimisht afër veshit tënd që të dua shumë. Prita të shikoja edhe një herë buzëqeshjen tënde por ishte e kotë, ti nuk më buzëqeshje më. Përpiqesha pafund të bëja diçka që ti të ishe me mua, nuk pranoja dot që të gjithë ishin dorëzuar para një fati të tillë. Hiqja edhe vendosja termometrin nga trupi yt ndërkohë që të gjithë rreth e rrotull meje më shikonin çuditshëm. Nuk mund ta imagjinoja dot që ajo natë ishte e fundit për ne.

Kur ike ti, gjysma e shpirtit tim iku bashkë me ty…Kur ike ti, u dergja pranë trupit tënd, duke mos pranuar fatin që na kishte rënë, mua edhe ty, nënë edhe bir, dy të pafat. Të shikoja duke mos pranuar se ti vazhdon të mos të dëgjoje që unë të dua shumë, të kisha premtuar që nuk do të lija kurrë vetëm, vazhdoja dhe prekja dorën tënde të ftohtë, puthja fytyrën tënde për të treguar që jam aty edhe pse ti nuk më pe kurrë që unë erdha tek ti. Pe nga larg gjysmën e shpirtit tim që iku me ty. Nuk do ta harroj kurrë orën 2;54AM, nuk do harroj kurrë ditën e mërkurë, nuk do të harroj kurrë dhomën 7, nuk do të harroj kurrë datën 15 maj, nuk do të harroj kurrë që dashuria ime më e madhe nuk ishte më me mua, nuk do harroj kurrë që u ndjeva kaq bosh pa ty, nuk e harroj kurre atë mungese që me le. Nuk do t’i harroj kurrë netët e tera me ty, të dy duke u perqafuar duke i treguar njeri tjetrit dashurine tonë. Nuk do t’i harroj kurrë muajt, javët, ditët, orët, minutat, sekondat pa ty. Këto ishin më të dhimbshme se gjithçka tjetër.
Unë do të jem mirë, të paktën kështu shpresoj, edhe e di që ti je shumë mirë atje lart, me ndjek gjithmone nga pas. Do festosh me mua çdo arritje timen, do festosh me mua çdo buzëqeshje timen, e di që je aty me mua edhe kur unë jam vetem.
Gjithçka në këtë jetë ta dedikoj ty e shtrenjta ime që mungon shumë…

Dedikuar ty që më fale jetën, që sakrifikove veten. Mos harro, të dua shumë…. mama.?

/Nga: Ylber Shehu

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...