E diel, 3 Nëntor, 2024

Lërini fëmijët të luajnë në shi

- Advertisement1-

Për shumë prindër reshjet janë një justifikim i mirë për të kaluar kohë para ekranit. Nuk i kuptoj këta prindër. Shirat e para janë një kënaqësi, sidomos kur ke një fëmijë që dëshiron të dalë jashtë e të hidhet në baltë.

Shiu nuk do të thotë që ju keni për të ndryshuar planet tuaja. Absolutisht. Nëse kishit planifikuar të dilnit jashtë me fëmijën tuaj dhe fillon të bjerë shi, duhet të kuptoni se fëmijët do ta shijojnë atë.

- Advertisement -

Të vegjlit nuk mund të bëjnë shumë gjëra për më shumë se 30 minuta dhe duke kaluar këtë kohë në shi, duke hyrë në pellgje dhe duke bërtitur për ujin që vjen nga qielli është si Crossfit (program gjimnastikor me intensitet të lartë) për 2- vjeçarët.

Detyra ime është vetëm t’ja lehtësoj qëndrimin në shi. Unë mbaj një çadër gjigante me flutura mbi të. Rrotulloj çadrën dhe fluturat fluturojnë në shi. Vajza ime vazhdon përpara dhe lejon që pikat e shiut të bien në kapuçin e saj. Kur është shumë ftohtë, ajo më thotë dhe futemi brenda.

Në vend që një fëmijë që shkrihet në dhomën e ndenjes ndërsa njëri prej prindërve përgatit një vakt dhe tjetri përpiqet të rregullojë temperaturën e dhomës, kam një fëmijë të lumtur dhe të kuq nga aktiviteti. Është një gjë e vogël, por ndonjëherë gjëra të vogla bëjnë një ndryshim të madh.

Pra, kur shiu fillon në shesh lojërash, dhe të gjitha familjet bëhen gati të ikin, bëjini vetes këtë pyetje: A do ta argëtonte shiu fëmijën tuaj?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...