“Lëre makinën, merr biçikletën” – shkolla “Dituria”, aktivitet për ambient me plot gjelbërim

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese për mbrojtjen e mjedisit, shkolla fillore “Dituria” në lagjen Dardania në Ferizaj, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, organizoi një aktivitet simbolik me moton “Lëre makinën, merr biçikletën”.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti u zhvillua në një ambient të gjelbëruar pranë shkollës, ku morën pjesë nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.

- Advertisement -

Përveç një shëtitjeje relaksuese me biçikleta në natyrë, nxënësit patën mundësinë të informohen nga afër për përfitimet shëndetësore që sjell përdorimi i biçikletës, si dhe ndikimin pozitiv të saj në reduktimin e ndotjes së ajrit – një problem që buron kryesisht nga transporti urban.

Po ashtu, në oborrin e shkollës u hap një ekspozitë me punime të ndryshme artistike dhe edukative të realizuara nga vetë nxënësit, me qëllim vetëdijësimin për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Ky aktivitet pati ndikim të madh te nxënësit, jo vetëm përmes argëtimit, por edhe përmes informimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e biçikletës si mjet ekologjik,” tha mësimdhënësja e Biologjisë, Blerta Aliu, njëherësh edhe organizatore e aktivitetit.

- Advertisement -