Leonita Morina nga fshati Gexhë i Rahovecit diplomon në Universitetin “James Madison” në ShBA

- Advertisement -

Leonita Morina nga fshati Gexhë ka diplomuar në studimet master në fushën: “Komunikim dhe Avokim (Shëndetësor)”, në Universitetin “James Madison” në ShBA, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Leonita Morina nga fshati Gexhë, sot na fali emocion dhe krenari sepse është njëra ndër të shumtat vajza që po na e zbardhin fytyrën!

Një kuadër i rrallë në Kosovë, para disa javësh ka diplomuar në studimet master në fushën: “Komunikim dhe Avokim (Shëndetësor)”, në Universitetin “James Madison” në ShBA.

- Advertisement -

Leonita do të jetë një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë që me punë e përkushtim mund të kalojnë sfida dhe të triumfojnë në secilën fushë.

E nderova me mirënjohje me motivacionin:

“Për arritjet akademike dhe përfundimin me sukses të studimeve master në drejtimin ‘Komunikim dhe Avokim (Shëndetësor)’ në Universitetin ‘James Madison’ në ShBA, duke dëshmuar përkushtim dhe vlera që na bëjnë krenarë.”

Leonitës i dëshirova suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional dhe jetësor.
Jam ithtar i vazhdueshëm i përkrahjes dhe i vlerësimit të të rinjve që ecin përpara me dije, me vlera dhe me vizion.