Leonita Krasniqi dhe Jara Hoti promovojnë librat e tyre me poezi në Malishevë

- Advertisement5 -

Në shkollën SHFMU Ibrahim Mazreku u mbajt promovimi i dy librave me poezi, “Trung lirie” të nxënëses Leonita B. Krasniqi dhe “Zëri i zemrës sime” të nxënëses Jara B. Hoti, në prani të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe mysafirëve të ftuar.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet morën pjesë mësimdhënës, prindër, nxënës dhe mysafirë të ftuar, ndërsa fjalë rasti mbajti drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku Kastrati, e cila vlerësoi përkushtimin dhe talentin e autoreve të reja, si dhe rëndësinë e mbështetjes së krijimtarisë letrare te nxënësit.

- Advertisement - M1

Ndërkaq, mësimdhënësi i gjuhës shqipe dhe redaktori i botimeve, Hamdi Mazreku, foli për rëndësinë e leximit dhe zhvillimit të talentit artistik te gjeneratat e reja.

Aktiviteti u pasurua edhe me interpretimin e poezive nga bashkëmoshatarët e Leonitës dhe Jarës, të cilët prezantuan me emocion krijimet e autoreve të reja.

nxx 1

- Advertisement - m2

Postimi i shkollës “Hamdi Berisha”:

Sot në shkollën tonë u mbajt promovimi i dy librave me poezi, “Trung lirie” të nxënëses Leonita B. Krasniqi dhe “Zëri i zemrës sime” të nxënëses Jara B. Hoti.

Ky aktivitet ishte një moment i veçantë krenarie dhe emocioni për shkollën tonë, pasi edhe një herë u dëshmua talenti, kreativiteti dhe dashuria që nxënësit tanë kanë për letërsinë dhe krijimtarinë artistike. Librat e promovuar sot janë rezultat i punës, përkushtimit dhe frymëzimit të nxënëseve tona të talentuara, të cilat përmes poezisë sollën para të pranishmëve botën e tyre shpirtërore dhe ndjenjat më të bukura.

Në kuadër të aktivitetit, fjalë rasti mbajti drejtoresha e shkollës sonë, Rrezartë Mazreku Kastrati, e cila vlerësoi punën, talentin dhe përkushtimin e nxënëseve tona, si dhe rëndësinë e mbështetjes së krijimtarisë letrare te nxënësit.

Po ashtu, fjalim mbajti edhe mësimdhënësi i lëndës së gjuhës shqipe, z. Hamdi Mazreku, në cilësinë e redaktorit dhe lektorit të këtyre botimeve, duke vlerësuar rëndësinë e leximit, krijimtarisë dhe zhvillimit të talentit te gjeneratat e reja.

Aktiviteti u pasurua edhe me interpretimin e poezive nga shokët dhe shoqet e klasës së Leonitës dhe Jarës, të cilët me shumë emocion dhe përkushtim prezantuan krijimet e autoreve të reja.

Një falënderim i sinqertë shkon për të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj nxënësve, si dhe për familjet e Leonitës dhe Jarës, të cilat kanë qenë mbështetje e rëndësishme në rrugëtimin dhe zhvillimin e talentit të tyre.

Aktivitetin tonë e begatuan me praninë e tyre edhe aktori i mirënjohur Avni Hoti dhe nëna e dëshmorit Avni Buçaj, znj. Mendohije Buçaj, të cilët me praninë e tyre i dhanë vlerë të veçantë këtij promovimi.

Falënderojmë prindërit, mysafirët dhe të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për shkollën tonë.

Krenarë me nxënësit tanë dhe me sukseset e tyre!

Shqip | English