Lendita Uka Ibishi: Dy mësuese, një qellim – suksesi i fëmijës me nevoja të ndryshme

- Advertisement -

Fëmija me nevoja të ndryshme në klasë paraqet një sfidë, por edhe një përgjegjësi të madhe profesionale dhe njerëzore për mësuesen.

- paragrafi 1 -

Çdo ditë kërkon kujdes të shtuar, durim dhe gatishmëri për t’iu qasur fëmijës në mënyrë të drejtë, të qetë dhe të ndjeshme. Ky fëmijë ka ritmin e vet, mënyrën e vet të të mësuarit dhe ka nevojë për mbështetje që ta ndiejë veten të pranuar dhe të vlerësuar njësoj si çdo nxënës tjetër.

- Advertisement -

Në këtë proces, roli i mësueses mbështetëse është thelbësor. Ajo i qëndron pranë fëmijës, e orienton, e qetëson dhe e udhëheq me durim. Në të njëjtën kohë, ajo e mbështet mësuesen kryesore, duke e lehtësuar punën e përditshme dhe duke e ndihmuar që klasa të funksionojë në mënyrë harmonike dhe të përfshirë.

Bashkëpunimi i dy mësueseve krijon një mjedis të sigurt, të qetë dhe të organizuar për fëmijën. Çdo hap i vogël që ai bën është një arritje e përbashkët, një dëshmi e vlerës së përkushtimit dhe e forcës së bashkëpunimit profesional. Fëmija me nevoja të ndryshme nuk e vështirëson klasën – ai e pasuron atë. Ai sjell ndjeshmëri, njerëzi dhe na kujton se arsimi është, para së gjithash, zemër dhe përkushtim.

Mësuesja dhe mësuesja mbështetëse, së bashku, janë ura që e çojnë fëmijën drejt suksesit, pavarësisë dhe vetëbesimit.

- Advertisement -