Bukurshkrimi nuk është vetëm një aftësi për të shkruar bukur, por një proces i rëndësishëm që formëson zhvillimin e fëmijës në shumë drejtime.
Në çdo shkronjë të rregullt dhe të kujdesshme fshihet përkushtimi, durimi dhe dëshira për të arritur më shumë.
Kur një fëmijë ushtron bukurshkrimin, ai zhvillon koordinimin sy–dorë dhe forcon motorikën e imët, aftësi të domosdoshme për çdo hap në mësim. Ai mëson të përqendrohet, të jetë i durueshëm dhe të organizojë mendimet e tij në mënyrë të qartë. Çdo rresht i shkruar bukur është një hap përpara drejt vetëbesimit dhe pavarësisë.
Shkrimi i rregullt nuk është vetëm estetik, por edhe funksional. Ai e ndihmon fëmijën të lexojë më lehtë atë që ka shkruar vetë, të kuptojë më mirë detyrat dhe të ndjehet më i sigurt në klasë. Kjo e bën të ndihet krenar për punën e tij dhe e motivon të vazhdojë të mësojë me dëshirë.
Bukurshkrimi është më shumë se një ushtrim në fletore ,është një mënyrë për të ndërtuar karakter, për të kultivuar disiplinë dhe për të shprehur veten. Është një aftësi që fillon me lapsin në dorë, por që shoqëron fëmijën gjatë gjithë jetës së tij.
Sepse në fund, nuk janë vetëm fjalët që shkruhen…
janë ëndrrat, mendimet dhe ndjenjat që marrin formë në letër.