E hënë, 20 Janar, 2025

Lëndë e re: Fëmijët e klasës së 1-rë do mësojnë kodimin

- Advertisement1-

Tiranë- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka deklaruar se do të përfshihet një lënde e re mësimore në shkolla, e cila do të futet në fuqi që në klasë të parë. Bëhet fjalë për kodimin.

Tashmë të vegjëlit, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të përballen dhe me fushën e IT.

- Advertisement -

Muzhaqi, tha se kodimi do të përfshihet si lëndë shkollore që në klasë të parë e se kjo politikë do i ofronte fëmijëve një të ardhme të sigurt.

“Orientimi në shkenca do u ofrojë të rinjve një të ardhme më të sigurt. Politikat në këtë fushë janë dy. E para është përfshirja e kodimit që në klasë të parë dhe e dyta që lidhet me ofrimin e bursave për të rinjtë. Fillimin e vitit të ri shkollor 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë do pajisen me laboratorë teknologjikë të rinj. Fëmijët e klasës së parë do mësojnë kurrikulën e kodimit. Këta fëmijë bashkë me ata që ndjekin kodimin si lëndë ekstra kurrikulare do jenë ata që do hapin rrugën për Shqipërinë e teknologjisë për të konkurruar në mënyrë të denjë me bashkëmoshatarët europianë”, u shpreh Muzhaqi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...