E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Lëmshi me librat: Kritikat e Osmanit dhe Konjufcës dhe Ministria me krye në hava

- Advertisement1-

Për gjithçka tjetër mund të pritej që ky pushtet ta bënte lëmsh. Por jo me libra. Sidomos, kur e marrim vesh se sa pasionant shprehej kryepushtetari, Albin Kurti, kur fliste për libra. Qe qysh shprehej para tri vitesh kryeministri, duke kritikuar jo veç nxënësit që nuk po lexonin por bile edhe prindërit.

Por, e bënë lëmsh. Dhe lëmshi ishte aq i keq sa u kritikua – për aq sa mund të kritikohej – edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca. Pra, lëmshi me librat ishte aq i madh sa iu doli kritika – si duket nga shpirti – edhe dy njerëzve të një pushteti që nuk pranon kurrqysh të kritikohet.

- Advertisement -

Konjufca tha se procesi “ka mundur të jetë i vonuar”. Osmani ishte më direkte dhe më e ashpër, tha që duhet gjetur “mënyrë shumë më efektive”. Të dy po i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë. Dhe të dy, si duket, për herë të parë po e pësonin edhe personalisht nga një politikë e mbrapshtë e Qeverisë së Albin Kurtit. Dhe prandaj, edhe kritikuan. Qe pse është e rëndësishme që politikanët të jenë më të lidhur me popullin. Ia dijnë më mirë. Pra, merret vesh që s’është thjesht kritikë për çështje politike. S’është veç politikë. Është çështje që e prek direkt shoqërinë. E lëndon direkt shoqërinë.

Por, këqyreni se me çka merrej ministria e Arsimit derisa lëmshi vazhdonte e vazhdonte. Zv. ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, e postoi një fotografi ku lavdërohej se si prindërit po aplikonin për t’i marrë paratë për tekstet dhe për librat shkollorë.

Shikojeni këtë info-grafikë. Merreni me mend, dikush në Ministri ulet në një tavolinë dhe fillon ta montojë një fotografi për të treguar se sa prindër kanë aplikuar për të marrë paratë për librat shkollorë dhe materialet shkollore. Imagjinojeni përsëri. Një punëtor në Ministri – me gjasë aktivist i VV-së – lë gjithçka me çka po merrej dhe monton fotografi për të treguar se sa prindër po

Kjo është tepër e trishtë. Natyrisht se prindërit do të aplikojnë për të marrë paratë. Natyrisht se do t’i blejnë librat për nxënësit e tyre. Çka ka këtu për t’u lavdëruar?

E kësi foto-montazhe e bënë disa herë. Natyrisht, kjo propagandë nuk ecë te prindërit. Por, ecë te krejt ata që s’po përballen me telashet e panevojshme që krijoi ky pushtet. Prindërit ende s’po e dinë saktë se çfarë librash do t’ju kërkohet t’i blejnë nga mësimdhënësit. Nganjëherë s’e dinë as vetë mësimdhënësit. Ndërkohë, krejt procesi i kushtoi shtetit më shumë para se sa ishte në të kaluarën.

Ndërkohë, shikojini këto pamje nga një librari në Ulpianë gjatë ditës së djeshme. Një librari vendosi që t’i qiste jashtë shumë libra meqë brenda ishte bërë llugë. Ishte bërë lëmsh.

- Advertisement -rrrrrrr

Mendojini pak kritikat ‘e buta’ të Glauk Konjufcës dhe Vjosa Osmanit. Këta dy janë njerëzit më të fuqishëm të pushtetit pas Albin Kurtit. Dhe, veç këta dy dolën e thanë që s’ishte bash në rregull. Pse nuk dolën të tjerët?

Imagjinojeni, për një gabim kaq të madh që e shohim të gjithë askush s’e merr përgjegjësinë. E qysh atëherë ka mundësi të merret përgjegjësia për gabime që janë më komplekse? Demokracia nënkupton marrjen e përgjegjësisë për gabime. Kur s’merren përgjegjësitë për gabime, s’ka demokraci. Kaq. /Nacionale

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nagavci i ndan bursë djalit të sekretares së MASHT-it

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të ndante bursa për...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Behare Kryeziu, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

MESAZH NGA DREJTORESHA E SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË DHE...

Rrahman Jasharaj: Murati dhe Qeveria e idhnakëve dinë edhe më zi

Për tri ditë me radhë Ministri Murati bashkë me Kryeministrin Kurti e me bashkëpunëtorë...

Mësuesja nga Ferizaj: Kemi nevojë për me u përmbushë më shumë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse...