- Advertisement1-
Një video në Tik Tok tregon një grua e cila hedh një foshnje të veshur me rroba në një pishinë.
Gruaja e quajtur Shannon, e cila është në ujë ndërkohë që fut dhe foshnjen, është një instruktore noti që ofron leksione mbijetese noti për fëmijët.
- Advertisement -
Ajo hedh të voglën në ujë dhe e lë atë të përpëlitet si për të kërkuar shpëtim.
Ky veprim edhe pse sipas saj është professional, nuk u pëlqye nga shumë ndjekës, të cilët e kritikuan.
“Nuk është kjo metoda e duhur, shikoni se në çfarë vështirësie është,” shkruan një prej komentuesve.