Lekaj: Çfarë keni pritur nga Nagavci të cilën e kam shkarkuar para 10 viteve me kërkesë të prindërve

- Advertisement -
  • Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se e kishte shkarkuar Arbërie Nagavcin nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe për shkak të performancës të dobët.

Ai kështu ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndalimin e praktikës së blerjes së librave nga shteti, duke iu bartur mjetet financiare prindrëve që t’i blejnë librat.

- paragrafi 1 -

”Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar. Çka keni pritur më shumë nga ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

- Advertisement -

Arbërie Nagavci është kritikuar nga opozita për shkak të këtij vendimi, që sipas tyre do të vështirësoj procesin e blerjes së librave