Kryetari Burim Berisha premton mbështetje të pa rezervë për Lejla Miftarin, vajzën super inteligjente.
Kryetari i komunës Burim Berisha priti në një takim vogëlushen 9 vjeçare Lejla Miftari nga Fushë Kosova e cila është nxënëse e Sh.F.M.U. “Mihal Grameno”.
Lejla ka IQ 120 dhe është vlerësuar nga Instituti ATOMI, i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme e që mbështetet edhe nga Ministria e Arsimit.
Kryetari Berisha e uroi atë për të arriturën e sajë dhe i premtoi se do t’i qëndroi pranë sa herë që ka nevojë nga institucioni që udhëheqë.
Në takim mori pjesë edhe Lindita Jashanica – Rrahmani, drejtoreshë e Arsimit në komunën e Fushë Kosovës.