Leira Musliu, studente e nivelit Bachelor në Fakultetin e Edukimit, fillon mandatin si Senatore

- Advertisement5 -

Leira Musliu, studente e nivelit Bachelor në Fakultetin e Edukimit, ka bërë të ditur se ka filluar mandatin si Senatore nga rradhët e studentëve në organin më të lartë të UP-së, në Senat, shkruan Albanianaeducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook:

- Advertisement - M1

Të dashur miq dhe kolegë

Unë Leira Musliu, studente e nivelit Bachelor në Fakultetin e Edukimit, kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam filluar mandatin si Senatore nga rradhët e studentëve në organin më të lartë të UP-së, në Senat.

Për mua është nder, kënaqësi dhe privilegj të jem përfaqësuese e të gjithë studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

- Advertisement - m2

Zotohem se do i përfaqësoj të gjithë studentët me dinjitet dhe me përkushtim të madh duke mbrojtur të drejtat e secilit!

Poashtu shfrytëzoj rastin të falenderoj këshillin dhe organizatën Unioni i Studentëve Pro-Europian për mbështetjen dhe besimin tek unë!
Unioni i Studentëve Pro-Europian
Fakulteti i Edukimit – USPE – Keshilli Studentor

FB IMG 1714407489131