Lebibe Aliaj jep donacion 30 tableta dhe 4 laptopë për shkollat e Istogut 

- Advertisement5 -

Shkollat e Komunës së Istogut janë përfituese të një donacioni të rëndësishëm në pajisje teknologjike, falë kontributit të Lebibe Aliaj.

- paragrafi 1 -

Drejtori Komunal i Arsimit, Naim Behlulaj, ka bërë të ditur se katër institucione arsimore në komunë janë pajisur me gjithsej 30 tableta dhe 4 laptopë, me qëllim të avancimit të procesit mësimor dhe përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit, përfituese të këtij donacioni janë shkollat “Bajram Curri”, “Martin Camaj”, “Tre Dëshmorët” dhe “Hysni Zajmi”.

Pajisjet e reja teknologjike pritet të shërbejnë në mbështetje të aktiviteteve mësimore, zhvillimit të kompetencave digjitale dhe krijimit të mundësive më të mira për përdorimin e teknologjisë në arsim.

Autoritetet lokale kanë shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke e vlerësuar si një mbështetje të çmuar për shkollat dhe përpjekjet e tyre drejt modernizimit të procesit edukativo-arsimor.

- Advertisement - m2

1 4

719523859 122121673587248744 7683535656636846682 n

Shqip | English