Leart Thaqi, është zgjedhur kryetar i Këshillit të nxënësve të Gjimnazit “Aleksander Xhuvani” në Podujevë, shkruan AlbanianEducation.net.
Learti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se objektivat e tij janë përfaqësimi i interesave të nxënësve dhe nxitja e bashkëpunimit dhe komunikimit mes nxënësve,profesorëve dhe drejtorisë së shkollës.
Letra e tij e plotë:
Leart Thaqi, kryetar i Keshillit te Nxenesve
Këshilli i Nxënësve është një organizatë e veqantë që përfaqëson energjinë dhe vizionin e qartë të nxënësve për prosperitet. Nxënësi është burim i kreativitetit dhe pasionit të cilin nuk e karakterizon heshtja.
Këshilli i Nxënësve mund ta bëjë këtë zë të dëgjohet !
Unë jam Leart Thaçi përfaqësues i nxënësve të Gjimnazit “Aleksander Xhuvani “ Podujevë.Falenderim për të gjithë juve që më besuat përfaqësimim e interesave tuaja.
Objektivat dhe qëllimet e mia gjate angazhimit si kryetar i KN-se.
– Përfaqësimi i interesave të nxënësve
– Nxitja e bashkëpunimit dhe komunikimit mes nxënësve,profesorëve dhe drejtorisë së shkollës
Si Këshill i Nxënësve :
– Të jemi burim i ndryshimeve pozitive
– Të drejtojmë projekte dhe ngjarje
– Të promovojme lidhjen dhe bashkëpunimim ndërmjet nxënësve
Do të jemi zë që që problemet dhe sugjerimet e nxënësve të dëgjohen dhe të merren me seriozitet.
Kryesia e Këshillit të Nxënësve do të organizojë takime të rregullta me antarët e këshillit dhe do të shperndajë informacione lidhur me çështjet shkollore të cilat do të adresohen.
Këshilli i Nxënësve në esencë ka funksionimin dhe përmirësimin e jetës shkollore.
I juaji,Learti.