E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Leandra Bytyqi, 8-vjeçarja nga Fushë Kosova – një recituese e talentuar

- Advertisement1-

 Është nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Një recituese e talentuar, por kur të rritet synon të bëhet një gjykatëse. Ajo për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një video ku tregon cilësitë e saj në recitim.

Kids of Kosova: Së pari një prezantim, nga jeni, sa vjeçare, ku vijoni mësimet?

- Advertisement -

Leandra Bytyqi: Unë quhem Leandra Bytyqi, jam 8 vjeçare nga Fushë Kosova. Kam përfunduar klasën e 3-të dhe vijoj mësimet në shkollën”Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë.

Kids of Kosova: Cili është talenti juaj?

Leandra Bytyqi: Talenti im është recitimi, si e vogël jam marrë me recitime të ndryshme.

Kids of Kosova: Ku e keni treguar talentin tuaj në recitim?

Leandra Bytyqi: Në gara nuk kam marrë pjesë, por kam  recituar në  manifestime të shkollës si: për ditë të shkollës dhe festa të ndryshme.

Kids of Kosova: Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

- Advertisement -rrrrrrr

Leandra Bytyqi: Planet e mia të afërme janë që të përfundoj shkollimin me suksese shembullorë dhe të mirrem me recitime, ndërsa kur të rritem më pëlqen të bëhem një juriste apo më saktë një gjykatëse shumë e suksseshme.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshataret?

Leandra Bytyqi: Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të bëhemi fëmijë të edukuar, të respektuar dhe që të jemi sa më të suksesshëm me mësime, e pastaj edhe me profesione në të cilët duhet ta shpalosim talentin tonë.

Ju falënderoj nga zemra që po na jepni mundësinë për të shprehim talentin tonë. (Kids of Kosova).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...