E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Le t’i përballojmë sëmundjet e vjeshtës me shegë

- Advertisement1-

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.


Të gjithë këta përbërës luftojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalojnë hemorroidet, ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.

- Advertisement -

1.Pastron gjakun: Kur thamë se është një superfrut i stinës së vjeshtës, nuk e ekzagjeruam. Shega është e pasur me flavonoide, përbërës që i bën më elastike venat, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Kurse vitamina C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.

2.Balancon çrregullimet hormonale: Studimet e fundit kanë zbuluar se sheganë sajë të pranisë së madhe të antioksidantëve dhe fitoetrogjenit, kanë një veprim balancues në sistemin hormonal qoftë te burrat ashtu edhe tek gratë. Ajo funksionon si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë. Por edhe meshkujt mund t’i marrin më të mirën këtij fruti. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Konsumimi i lëngut të shegës bën mirë sepse vepron si mburojë kundër qelizave të kancerit.

Duket se efektet pozitive të shegës nuk mbarojnë. Specialistët theksojnë se lëngu i saj rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson temperaturën dhe zvogëlon ngarkesën kardiake, që është e pranishme kur dikush është i sëmurë me grip. Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël kur kanë kollë dhe temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Ajo përdoret edhe për sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, si dhe largon toksinat nga organizmi.

KURIOZITETE: Këtu e mijëra vjet më parë, shega ka qenë simbol i pasurisë dhe pjellorisë në shumë kultura. Në Bibël citohet se shega është një nga shtatë frytet e tokës së premtuar. Në Greqinë e lashtë, shega ishte një bimë e shenjtë, kurse gratë e sapomartuara romake vendosnin në flokë kurora të bëra me degët e shegës, si simbol i pjellorisë dhe pasurisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...