E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Lë punën si mësues, punësohet në market

- Advertisement1-

Një burrë nga Ohio la punën si mësues pas gjatë vjetër për të punuar në një market, ku do të marrë 12 mijë dollarë më shumë në vit.

Seth Goshorn, 28 vjeçar, vendimin e tij e bëri publik në një video në TikTok që u bë virale, shkruan Insider.

- Advertisement -

“Po largohem nga mësimdhënia pas 6 vitesh që të jem menaxher në Ëalmart dhe për të bërë më shumë të mos përdor diplomën time”, shkruan ai në videon që mban veshur uniformën e Walmart.

Ai kishte punuar në arsim për pesë vjet e gjysmë, fillimisht si mësues leximi dhe më pas si mësues i klasës së dytë.

Vitin e kaluar, ai fitoi 43 mijë dollarë duke dhënë mësim në kontenë Stark të Ohajos. Ndërkohë, ai tha se do të fitonte 55 mijë dollarë në vit në një Ëalmart në Massillon, Ohio.

Ndërrimi i tij i punës hodhi dritë mbi një pjesë shumë të keqe të profesionit të mësuesit që është paga.

“Unë absolutisht nuk dua që kjo të jetë se unë thjesht po përpiqem të dekurajoj dikë që të bëhet mësues. Nuk është kështu. Unë vetëm dua që miqtë e mi mësues të paguhen ashtu siç duhet”, tha ai.

- Advertisement -rrrrrrr

“Mendoni se sa të mirë mund të jenë mësuesit tanë nëse mund të fokusohen vetëm në mësimdhënie dhe të mos kenë nevojë të punojnë një punë të dytë në fundjavë,” vazhdoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...