Laureta Hamza, mësuesja e Biologjisë nga Drenasi që po ndërton rrugëtim në shkencë



nder titull

- Advertisement5 -

Një tjetër histori suksesi nga fusha e arsimit dhe shkencës vë në pah rrugëtimin dhe arritjet e një të reje nga Kosova.

- paragrafi 1 -

Laureta Hamza nga Drenasi, mësuese e Biologjisë në një shkollë private, ka folur për gazetën online për arsim AlbanianEducation.net për rrugëtimin e saj akademik, i cili karakterizohet nga rezultate të shkëlqyera dhe angazhim në kërkimin shkencor.

- Advertisement - M1

25-vjeçarja ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin “Hasan Prishtina”, duke përfituar bursë të plotë gjatë pesë viteve të studimeve dhe duke u dalluar për suksesin e saj akademik.

Aktualisht, ajo ka dy punime shkencore që do t’i prezantojë në konferencen ndërkombëtare në Prishtinë, ku do të shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale dhe shkencore.

Hamza tha se vendosi ta ndajë historinë e saj me median tonë pasi kishte vërejtur se ajo promovon dhe mbështet të rinjtë që arrijnë suksese në fushën e arsimit dhe shkencës.

- Advertisement - m2

737494112 1554685079636904 9186047402642559248 n

Sipas saj, qëllimi është që rrugëtimi i saj të shërbejë si frymëzim për të rinjtë e tjerë që të angazhohen në shkencë dhe kërkim.

“Aktualisht kam dy punime shkencore që do i prezantoj në konferenca ndërkombëtare shkencore. Kam vërejtur se gazeta juaj i kushton vëmendje dhe i mbështet të rinjtë që arrijnë suksese në fushën e shkencës dhe arsimit. Për këtë arsye, do të isha shumë e lumtur nëse do ta konsideronit historinë dhe arritjet e mia për një publikim, me qëllim që të inkurajohen edhe të rinjtë e tjerë të angazhohen në shkencë dhe kërkim”, ka deklaruar Hamza për AlbanianEducation.net.

738796809 1606874061441843 8581887797432463182 n

Historia e Lauretës është një shembull se përkushtimi ndaj dijes dhe kërkimit shkencor mund të sjellë rezultate të rëndësishme dhe të shërbejë si frymëzim për gjeneratat e reja që synojnë të ndërtojnë karrierë në arsim dhe shkencë.

Shqip | English