Laura Tahiri doktoron në Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Juglindore

- Advertisement5 -

Laura Tahiri ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në programin Shkenca Politike, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Politike, më 4 mars 2026, pranë Universiteti i Evropës Juglindore, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky sukses përmbyll një rrugëtim dhjetëvjeçar akademik dhe personal, i cili nisi që në moshën 18-vjeçare, me synime të qarta për avancim profesional dhe zhvillim shkencor.

- Advertisement - M1

Tahiri thekson se vitet e studimit nuk kanë qenë vetëm një sfidë akademike, por edhe një periudhë e rëndësishme e jetës personale.

645247508 122278789868024364 7553575489960685475 n

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement - m2

Sot, më 04.03.2026, pranë Universitetit të Evropës Juglindore, mbrojta me sukses disertacionin e doktoraturës në programin Shkenca Politike dhe mora titullin Doktor i Shkencave Politike.

Sot nuk qëndrova para komisionit vetëm si kandidate për titullin doktor shkence. Qëndrova si rezultat i një rruge 10-vjeçare që filloi kur isha 18 vjeçe – me ëndrra të mëdha dhe shumë besim.

Këto vite nuk ishin vetëm akademike. Brenda tyre u rrita, u bëra bashkëshorte dhe nënë. Doktoraturën e nisa vetëm 4 muaj pas lindjes së vajzës sime, e cila sot, gati 4 vjeçe, ishte aty me mua dhe nuk ka përgjegjësi më të madhe se të jesh shembull për fëmijun tënd.

Faleminderit komisionit për profesionalizmin, mentorit tim për besimin në vizionin tim, familjes sime dhe familjes së dytë për mbështetjen e pakushtëzuar. Dhe mbi të gjitha, bashkëshortit tim – për durimin dhe forcën që më ka dhënë në çdo hap.

Kjo arritje nuk është vetëm e imja. Është familjare. Është kolektive. Është dëshmi që një grua mund të ndërtojë familje dhe karrierë pa hequr dorë nga asnjëra.

Sot ndihem krenare, mirënjohëse dhe e përmbushur.