Laura Dragusha do të vazhdojë studimet në Yale University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas një njoftimi të Institutit ‘Atomi’, Laura Dragusha ka pranuar bursë të plotë për të studiuar neuroshkencë.
“Ky sukses i jashtëzakonshëm i Laurës para së gjithash është rezultat i potencialit të saj intelektual, sukseseve të saj dhe aktivitetit të pashoq në të mirë të komunitetit përgjatë shkollimit si dhe punës së saj të palodhshme drejt arritjes së majave të suksesit” – thuhet në njoftimin e Institutit ‘Atomi’.
Laura Dragusha ka përfunduar shkollimin e mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe në vitin 2021 ka qenë kryetare e nxënësve në këtë shkollë.
Ajo gjithashtu është zgjedhur dhe përfaqësuese e shkollave të mesme në Komunën e Prishtinës.