E martë, 25 Shkurt, 2025

Largimi i mësuesve po kthehet në fenomen shqetësues

- Advertisement1-

Mësuesit janë të mbingarkuar pasi kryejnë paralelisht rolin e sekretarëve, ekonomistëve, psikologëve, terapistëve, mësuesve ndihmës etj. Këto kërkesa të shtuara, të kombinuar me pagën e ulët, kanë ndikuar që mësuesit të ndihen të stresuar, duke marrë edhe vendimin e braktisjes së profesionit.

Drejtuesit e shkollave janë të shqetësuar nëse do të kenë mësues të mjaftueshëm për t’i mbajtur klasat me staf. Në një sondazh të janarit 2022 nga Shoqata Kombëtare e Arsimit, 55% e edukatorëve treguan se pandemia i ka bërë ata të largohen nga profesioni i mësuesit më herët se sa kishin planifikuar. Kjo është gati dyfishi i përqindjes së mësuesve të deklaruar në korrik 2020. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë̈ 15 vjeç̧ e lart, është 11,4%. Niveli i papunësisë u ul me 1,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, ndërsa është rritur me 1,0%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

- Advertisement -

Largimi ndodh gradualisht

Faktorët që mësuesit dhe edukatorët japin dorëheqje janë nga akumulimi i vështirësive gjatë dy viteve pandemike:

stresi në ambientet e punës,

mungesa e motivimit, ndihmesës dhe mbështetjes duke shtuar presionin e punës,

pagat e ulëta e të pamjaftueshme nuk mbulojnë orët shtesë,

reduktimi i stafit mbështetës u ngarkon punë shtesë,

- Advertisement -rrrrrrr

ndryshimi i programeve mësimore u ka krijuar paqartësi mësuesve, njëjtë dhe nxënësve,
zëvendësimi i vazhdueshëm i kolegëve të sëmurë u rëndon mësuesve në krijimin e agjendave të ngjeshura,

pamundësi për të administruar apo mbështetur hapësirat boshe që kanë krijuar nxënësit pas kthimit nga vala pandemike,

mungesa e jetës personale dhe përkushtimi me orë shtesë në punë u ka krijuar me të drejtë arsimtarëve nevojën e shkëputjes nga radhët arsimore. Po për sa kohë?

Manifestimi i ankthit dhe stresit ndodh kur ju filloni të keni shqetësime në:

me oraret e pushimit dhe gjumit,

me luhatje të peshës dhe humorit,

me vështirësi në përqendrim dhe harrim të të dhënave,

me krijimin e pakënaqësisë së vazhdueshme në ambientin e punës,

me lodhje të përgjithshme dhe probleme me ushqimin,

me vështirësi socializuese dhe empatike.

Trysnia dhe pesha që kanë pasur vitet e fundit u shkakton pesimizëm mësuesve dhe edukatorëve të vendit tonë. Ky fenomen vjen nga mungesa e politikave favorizuese. Shumë mësues e shohin veten të shtrënguar të qëndrojnë në punë, duke iu ruajtur rrezikut të papunësisë. Ndërkohë, një pakicë e kupton pamundësinë për të ushtruar dije dhe vendosin të largohen.

Pse ndodh kjo?

Përpos trysnisë dhe përgjegjësive të shtuar në punë, mësuesit u lihet në dorë edhe të trajtojnë problemet e tyre me stresin dhe ankthin. Dita e një mësuesi dhe edukatori nis me detyrat shkollore dhe përfundon me mendimet për të administruar problemet e së nesërmes. Ku mbetet hapësira vetjake apo koha për të trajtuar veten pozitivisht?

Le t’i garantojmë mësuesve të drejtat e tyre bazike

Mirënjohja dhe respekti nuk mjafton formalisht. Çfarë kërkohet nga kompetencat e larta drejtuese janë një listë aktesh lehtësuese për mësuesit e kombit tonë. Në të kundërt, pasojat arsimore do nisin të rëndohen me kalimin e muajve. Le t’i japim Çezarit çfarë i takon Çezarit. Le t’u japim mësuesve të drejtat e tyre për kushtet optimale të zhvillimit mësimorë. Le t’u japim mësuesve pagesat e merituara për orët shtesë dhe sakrifikimin e jetës private. Le t’u japim mësuesve mbështetjen psiko-sociale, terapitë dhe ndihmesën e nevojitur në klasat e tyre. Së fundmi, le të jemi realistë që mësuesit tashmë po bëjnë më shumë se mjaftueshëm dhe shkon përtej misionit fillestar të detyrës. /portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...