E diel, 8 Shtator, 2024

Lansohet projekti “ValuED” – Edukimi i bazuar në vlera përmes mësimdhënies

- Advertisement1-

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, sot është prezantuar zyrtarisht projekti “Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave të zhvillimit të mësimdhënësve dhe praktikës shkollore” (ValuED). Ky projekt ambicioz synon të përmirësojë kompetencat e mësuesve për të reflektuar dhe avancuar arsimin bazuar në vlera.

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e këtij projekti për arsimin në Kosovë. Ai potencoi se një nga qëllimet kryesore është zhvillimi i mekanizmave të cilësisë në arsim, duke u fokusuar në praktikat evropiane të sigurimit të cilësisë në trajnimin e mësuesve.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shprehu mbështetjen e saj për këtë projekt. Ajo vlerësoi qëndrimin e MAShTI-t në përmirësimin e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet dhe tha se projekti “ValuED” do të japë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e këtij vizioni.

Projekti “ValuED” është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të sistemit arsimor në Kosovë, përmes të cilit synohet transformimi i programeve për përgatitjen e mësimdhënësve, duke përfshirë e reflektuar më mirë vlerat si barazia, mosdiskriminimi, edukimi qytetar dhe përfshirja në të gjitha nivelet e arsimit.

#Edukim #ValuED #ArsimiKosovë #TransformimArsimor #CilësiArsimi #MinistriaArsimit #ProjektEdukimi #RektoriUP

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2598

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...