Në Fakultetin e Edukimit u lansua projekti: Transformimi i sistemit arsimor të Kosovës dhe atij shqiptar, duke prezantuar teknologjinë digjitale në edukimin e mësimdhënësve – TKAEDiTE.
Ky projekt synon të mbështesë nxënësit dhe edukatorët në Kosovë dhe në Shqipëri në rrugën e transformimit digjital, duke u fokusuar në forcimin e kompetencave digjitale përmes një programi specifik dhe kurseve të ofruara.
UP-ja është koordinator i këtij projekti, ndërkaq partnerë të konsorciumit janë: Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë, Universiteti Linnaeus – LNU, Universiteti i OULU, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Agjencia e Kosovës për Akreditim, Universiteti “Ukshin Hoti”, Kolegji UBT dhe Meso Online – KCDE.
Lansimin e projektit e përshëndetën: prorektorja Arta Basha-Jakupi, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, si dhe profesorët dhe studentët e universitetit. Ndërkaq, projektin e prezantoi prof. Krenare Nuci.
Më shumë në:
🔗 https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2168
#openUP 🌎