Lansohet projekti për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka deklaruar se projekti “Avancimi i arsimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikës dhe praktikës së zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë (VleraED)”, do të përmbush zhvillimin profesional të edukimit.

- paragrafi 1 -

Gjatë lansimit të këtij projekti, Nagavci i sheh të pashmangshme sfidat por që premton bashkëpunim të ngushtë.

- Advertisement -

“Pas një pune të gjatë me kontribute nga MAShT-i po nisim një nisme te re. Fakti që bashkëpunëtorë në këtë projekt kemi bashkëpunim me vendet mike, është një dëshmi mbi bazën e fort që ky projekt ka themeluar perspektivën e tij dhe do shkoj mbarë. Projekti është i natyrës strukturore dhe sfidat janë të pashmangshme. Roli i MAShT-it është i domosdoshëm, kërkon kujdes dhe vëmendje në bashkëpunim të ngushtë. Ne jemi të hapur në hapat që duhet marrë për realizimin e synimit të përbashkët të rezultojë me sukses”, u shpreh Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është tregues për kapacitetet që UP-ja synon t’i zgjerojë.

“Projekti është një tregues për kapacitetet që ne kemi dhe synojmë ta zgjerojmë tutje. Një vlerë që ky projekt ka është se ka qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale, infrastrukturore dhe ka për qëllim të ndikojë në vlerat e Edukimit. Synimi jonë është të rimodelojmë vlerat shoqërore për krijimin e një qytetarie shoqërore. Një komponentë tjetër që doja ta veçoja është se ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me MAShT-in dhe bashkëpunimet tona do të jenë më të qëndrueshme. Ne kemi edhe partnerin për këtë projekt nga Universiteti i Prizrenit, këto suksese me projekte tjera janë të suksesshme kur janë gjithëpërfshirëse. Ky projekt dhe tjerat janë projekte për bashkëpunim për të avancuar kontributin tonë institucional”, u shpreh Qerimi, shkruan EkonomiaOnline.

- Advertisement -

Projekti synon të lehtësojë një reformë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve për të reflektuar edukimin e bazuar në vlera dhe për të promovuar arsimin gjithëpërfshirës, barazinë, mosdiskriminimin dhe kompetencat qytetare në të gjitha nivelet e arsimit, duke përmirësuar programet e përgatitjes së mësimdhënësve dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional në mënyrë që të ndikojë në cilësinë afatgjatë të sistemit arsimor duke forcuar paralelisht mbështetjen e praktikave të drejtpërdrejta të bazuara në shkollë për të promovuar zhvillimin e kompetencës së qytetarisë së përgjegjshme.
përgjegjshme.

Në këtë konferencë lansuese të projektit, koordinatori dhe partnerët e projektit prezantuan planet e aktivitetit për reformën në e politikave, nivelin e përgatitjes së mësimdhënësve dhe nivelin e ndërhyrjes në shkollë.