E diel, 23 Shkurt, 2025

Lansohet në e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas MAShTI-it, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces.

- Advertisement -

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”.

“Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministria ka shpjeguar edhe procedurat e procesit të aplikimit për maturantë në platformën e-Kosova.

“Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ , duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime → Arsimi → Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe të ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë”, shkroi MAShTI-i.

Për detaje tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në Platformën eKosova: KËTU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...