E martë, 25 Shkurt, 2025

Lansohet doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”, një instrument tejet i dobishëm për të gjitha shkollat

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë promovuar lansimin e doracakut “Ndërkulturalizmi në Arsim”, një instrument tejet i dobishëm për të gjitha shkollat tona.

Sot në MASHTI promovuam lansimin e doracakut “Ndërkulturalizmi në Arsim”, një instrument tejet i dobishëm për të gjitha shkollat tona.

- Advertisement -

✏️I hartuar nga mësimdhënësit për mësimdhënësit, ky doracak ushqen respektin, tolerancën, besimin dhe vlera të tjera universale njerëzore që na bashkojnë, duke ofruar bazën teorike dhe praktikat e duhura për të realizuar konceptin e ndërkulturalizmit në fushën e arsimit në Kosovë.

🤝Kosova është shembull i multikulturës dhe multigjuhësisë, pra i një shoqërie vitale me kapacitete të shumta dhe me perspektivë të hapur.

🗣️Ky është hapi i radhës në punën tonë drejt fuqizimit të dialogut ndëretnik në shkolla, duke u bazuar në respektin për diversitetin si vlerë në Kosovë dhe në gjithë botën.

🖇️Doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim” është fryt i punës së Divizionit për Kurrikula dhe Tekste në MASHTI, në bashkëpunim me mësimdhënës nga komunitete të ndryshme në Kosovë dhe Qendrës ‘Nansen’ nga Shkupi, me mbështetjen e vyer nga OSBE.

Faleminderit të gjithëve për kontributin e madh për një kauzë të madhe!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...