Lajmi më i ri për tërheqjen e udhëzuesit për aktivitetet jashtëshkollore në Prishtinë

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik dhe komunitetin shkollor lidhur me zhvillimet e fundit rreth Udhëzuesit për aktivitetet jashtëshkollore dhe çështjes së kompetencave institucionale të shkollës.

- paragrafi 1 -

Sipas Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSh), janë ngritur shqetësime për ndërhyrje në kompetencat e organit më të lartë të shkollës gjatë hartimit dhe zbatimit të këtij udhëzuesi.

- Advertisement - M1

KDSh ka bërë të ditur se ka adresuar disa kërkesa zyrtare në Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit për tërheqjen e dokumentit dhe hartimin e një versioni të ri në bashkëpunim me shkollën, por nuk është arritur pajtim, me arsyetimin se udhëzuesi është në kompetencë komunale.

Në vijim, përfaqësuesi i KDSh-së, Arben Nitaj, ka paraqitur ankesë pranë Inspektoratit të Arsimit, i cili ka aprovuar ankesën dhe ka kërkuar tërheqjen e udhëzuesit nga ana e DKA-së.

Ndaj këtij vendimi, Drejtoria Komunale e Arsimit ka ushtruar ankesë në shkallë të dytë, e cila është refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin fillestar të Inspektoratit të Arsimit.

- Advertisement - m2

Pavarësisht vendimeve të Inspektoratit, KDSh thekson se udhëzuesi ende nuk është tërhequr dhe vazhdon të figurojë në faqen zyrtare të komunës.

Në njoftim, KDSh thekson se do të vazhdojë të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk do të lejojë ndërhyrje në kompetencat e saj ligjore dhe autonominë e shkollës, duke mbetur e përkushtuar në mbrojtjen e interesit të nxënësve, stafit dhe funksionimit të rregullt të institucionit.

SHFMU “Xhavit Ahmeti” ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

703191611 1523984472857650 3299924383616314003 n

Shqip | English