E premte, 20 Shtator, 2024

Lajmi më i ri për Ligjin e Pagave

- Advertisement1-

Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për koeficientin në Ligjin e Pagave, seancë kjo e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje që koeficienti të rritet deri në 129 euro, dhe për këtë ka kërkuar përkrahjen në seancë, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ky është momenti i fundit që pozitë e opozitë bashkë, të mendojnë për qytetarët përkrah rritjes enorme të çmimeve në Kosovë e pagave të ulëta.

“Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave! Varfëria ka emër dhe adresë. Nga muaji në muaj qytetarët tanë po shohin se si artikujve bazik iu luajnë çmimet për 10%, 20% apo 50%. Për jetën e qytetarëve tanë, kjo nënkupton ulje e menjëhershme e konsumit dhe e standardit të tyre jetësor. Për shumicën kjo gjeneron presion maksimal”.

“Në debatin parlamentar të ftuar nga ne, do të propozojmë që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro”, tha ai.

Seanca do të mbahet të enjten me fillim nga ora 12:00.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....