E enjte, 28 Nëntor, 2024

Lajmi më i ri për Ligjin e Pagave

- Advertisement1-

Avokati i Popullit, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin publik ka pranuar 104 ankesa që kontestojnë disa nene të këtij ligji, prandaj sot kontestuar, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të kontestuar.

Në komunikatën e lëshuar nga ky institucion thuhet se “Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, që nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (më tej: Ligji i kontestuar), ka pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik. Ankesat e pranuara kryesisht kanë të bëjnë me uljen e koeficienteve, rrjedhimisht me zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave apo trajtimin joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj. Ankesat e pranuara janë parashtruar nga subjekte të sektorit publik, si ankesa grupore, individualisht si dhe nëpërmjet sindikatave”.

- Advertisement -

“Avokati i Popullit rikujton se më 1 dhjetor 2019 kishte hyrë në fuqi Ligji nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, për të cilin ai kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë. Avokati i Popullit më tej rikujton se Gjykata Kushtetuese, më 9 korrik 2020, kishte nxjerrë Aktgjykimin KO219/19 dhe e kishte shpallur të pavlefshëm këtë ligj në tërësinë e tij”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “më 5 shkurt 2023, pas një procesi, i cili, sipas Avokatit të Popullit, nuk ka qenë një proces transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik, Ligji i kontestuar ka hyrë në fuqi. Për më tepër, Avokati i Popullit vlerëson se ky ligj nuk e bart frymën e Aktgjykimit KO219/19, në kuptimin e parimit të ndarjes së pushteteve, kontrollit e balancimit mes tyre, në kuptimin e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese, në kuptimin e sundimit të ligjit, në veçanti parimin e barazisë para ligjit, si dhe në kuptimin e mbrojtjes të së drejtës së pronës të subjekteve në sektorin publik”.

Sipas Avokatit të Popullit, neni 2, paragrafi 3; neni 6, paragrafi 6; neni 41, paragrafi 3 dhe paragrafi 4, të Ligjit të kontestuar, si dhe shtojcat e tij që kanë të bëjnë me Sistemin Gjyqësor, Sistemin Prokurorial, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Nëpunësit Publikë të Arsimit Universitar dhe Parauniversitar, Nëpunësit Publikë të Sistemit Shëndetësor, Kuvendin e Kosovës, Institucionet e Pavarura Kushtetuese, Ministri, Agjenci të Pavarura, Agjenci dhe Rregullator, Agjenci Ekzekutive dhe të Shërbimit Publik, Komunat, Zyra Kombëtare e Auditimit, Auditimi i Brendshëm nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as me frymën e Aktgjykimit KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese, i cili duket se është shpërfillur me rastin e hartimit të Ligjit të kontestuar.

“Avokati i Popullit vlerëson se Ligji i kontestuar në përgjithësi ka krijuar një situatë divergjente, ku të gjithë të punësuarit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë as me rastin e uljes dhe as me rastin e ngritjes së pagave. Avokati i Popullit vlerëson se ulja dhe rritja e pagave duket se nuk janë bazuar në një vlerësim të mirëfilltë paraprak dhe as në një sistem linear, madje as përbrenda sektorëve të caktuar, që ka rezultuar që disa punonjës të pësonin ulje, e disa të tjerë rritje të pagave, madje edhe përbrenda së njëjtës organizatë”.

Megjithatë, Avokati i Popullit, duke u bazuar në Aktgjykimin KO 219/19, sipas të cilit çdo ulje e pagave duhet të jetë e tillë që të mos e vërë barrën e shkurtimit të pagës vetëm te disa persona ose sektorë të caktuar të sektorit publik dhe se arsyet për ulje pagash duhet të jenë shumëfish më të qëndrueshme sesa arsyet për rritje pagash; nuk e konteston ligjin dhe shtojcat e tij në pjesët ku për sektorë të caktuar ka rritje pagash dhe ku është ndjekur një qëllim legjitim për rritje të tilla, por shpreh shqetësimin e tij për ulje pagash në mënyrë arbitrare, madje pa u plotësuar as kushtet e përcaktuara me vetë Ligjin e kontestuar, sipas të cilit pagat mund të ulen për shkak të një tronditjeje makroekonomike, e cila rezulton në zvogëlimin e të ardhurave, apo të një fatkeqësie natyrore, të shpallura zyrtarisht.

“Për këto arsye dhe për ato të cilat Avokati i Popullit i ka argumentuar me rastin e trajtimit të ankesave dhe analizës së Ligjit të kontestuar, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të kontestuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo është kërkesa e plotë e Avokatit të Popullit dërguar Gjykatës Kushtetuese: https://bit.ly/43bVgMC

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...