Lajmi i mirë: 6 studentë do të marrin 10 mijë euro për bursë Postdoktorale – EMRAT
nder titull
- Advertisement5 -
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar publikimin e vendimit për përfituesit e bursave postdoktorale për këtë vit, duke theksuar se bëhet fjalë për një tjetër hap domethënës në avancimin e shkencës shqiptare.
- paragrafi 1 -
Sipas njoftimit, gjashtë studiues shqiptarë janë përzgjedhur për të përfituar bursën postdoktorale në 1000 universitetet më të mira në botë, bazuar në renditjen QS World University Rankings 2025/2026.
- Advertisement - M1
Çdo studiues fitues do të përfitojë një bursë prej 10,000 euro, e cila synon të fuqizojë kërkimin, inovacionin dhe rikthimin e dijes në vend.
- Advertisement - m2
Njoftimi nga Nagavci:
6 përfitues të Bursës Postdoktorale, në shumë 10 mijë euro
Kam kënaqësinë të njoftoj se kemi publikuar vendimin për studentët përfitues të bursave postdoktorale.
Këtë vit, 6 studiues shqiptarë janë përzgjedhur për të përfituar bursën postdoktorale në 1,000 universitetet më të mira në botë, bazuar në renditjen QS World University 2025/2026, në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës 2023–2028 dhe prioriteteve kombëtare në kërkim-shkencë.
Secili prej fituesve do të mbështetet me një bursë prej 10,000 euro, e cila synon të fuqizojë kërkimin, inovacionin dhe rikthimin e dijes në vend.
Ky është edhe një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shkencës dhe rritjen e potencialit akademik shqiptar!
Kjo faqe përdor “cookies” për t'ju dhënë përvojën më të mirë në faqen tonë.
Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit pa ndryshuar cilësimet, ju jeni dakord për përdorimin e tyre.
Për më shumë informata ju lutem drejtohuni tek
“Politika e Privatësisë”.