Lajmi i mirë: 6 studentë do të marrin 10 mijë euro për bursë Postdoktorale – EMRAT

- Advertisement5 -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar publikimin e vendimit për përfituesit e bursave postdoktorale për këtë vit, duke theksuar se bëhet fjalë për një tjetër hap domethënës në avancimin e shkencës shqiptare.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit, gjashtë studiues shqiptarë janë përzgjedhur për të përfituar bursën postdoktorale në 1000 universitetet më të mira në botë, bazuar në renditjen QS World University Rankings 2025/2026.

- Advertisement -

Çdo studiues fitues do të përfitojë një bursë prej 10,000 euro, e cila synon të fuqizojë kërkimin, inovacionin dhe rikthimin e dijes në vend.

588635503 1412086187144546 2252576545472605977 n

589964301 1412086203811211 2827185999606843249 n

- Advertisement -

Njoftimi nga Nagavci:

6 përfitues të Bursës Postdoktorale, në shumë 10 mijë euro
Kam kënaqësinë të njoftoj se kemi publikuar vendimin për studentët përfitues të bursave postdoktorale.
📌 Këtë vit, 6 studiues shqiptarë janë përzgjedhur për të përfituar bursën postdoktorale në 1,000 universitetet më të mira në botë, bazuar në renditjen QS World University 2025/2026, në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës 2023–2028 dhe prioriteteve kombëtare në kërkim-shkencë.
Secili prej fituesve do të mbështetet me një bursë prej 10,000 euro, e cila synon të fuqizojë kërkimin, inovacionin dhe rikthimin e dijes në vend.
Ky është edhe një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shkencës dhe rritjen e potencialit akademik shqiptar!
Suksese!