E premte, 20 Shtator, 2024

LAJMI I FUNDIT: Vjen paralajmërimi më i ri nga Rrahman Jasharaj

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë.

- Advertisement -

Jasharaj tutje shtoi se nëse pagat për mësimdhënësit nuk procesohen deri më 5 tetor, do të mblidhet anëtarësia e SBASHK-ut dhe nuk mund të garantojë që nuk do të kthehet prapë greva.

“Kjo është Qeveria jonë që e zgjodhëm vetë, sepse 51 përqind të votave nuk janë marrë jashtë arsimit. Shumë nga kolegët e mi kanë votuar pro kësaj Qeverie, e cila po i shpërblen në këtë mënyrë. Me këto veprime këta po duan që greva të vazhdojë dhe kjo është qasje e gabuar. Uroj që t’i procesojë pagat, sepse nuk garantojë se çfarë do të ndodhë. Në të kundërtën do t’i thërrasim organet e SBASHK-ut dhe të bisedojmë për hapat e tjerë dhe pa dëshirën tonë mund që të ketë kërkesa që greva të kthehet. Cilindo vendim që e merr anëtarësia e SBASHK-ut unë do ta respektoj, pavarësisht njerëzve të Qeverisë, u pa kush është fajtori. Jasharaj nuk është fajtorë”, deklaroi ai për Telegrafin.

Kryetari Jasharaj po ashtu theksoi faktin që nuk mund të pranojnë para nga prindërit të cilët i kanë fyer dhe kërcënuar gjatë kohës kur ishin në grevë.

“Unë e vlerësoj mirëpo nuk është zgjedhje kur Këshilli i Prindërve del me njoftimin se gjoja do të mbledhë para që t’i paguajë mësimdhënësit. Neve nuk na duhet lëmosha, mirëpo paratë që na takojnë. Nuk duam para nga prindërit të cilët na fyen e kërcënuan sepse një pjesë e tyre do të shkojnë në shkollë dhe do t’ua lodhin shpirtin mësimdhënësve duke iu thënë ‘ec puno, mshele gojën sepse unë të kam dhënë para’”, përfundoi Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...