Greva e arsimit në Kosovë është futur nē rrugē pa krye.
Janë bërë një muaj që nga nisja e grevës në arsim, por edhe pas katër javësh e shumë takime mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe Qeverisë ende nuk është arritur ndonjë zgjidhje.
SBASHK-u refuzoi edhe propozimin e deputetit Gola që shkolla të fillonte, por notat të mos vendoseshin në ditar.
E me një propozim tjetër ka dalë, profesori univeristar, Milazim Krasniqi, i cili ka thënë se duhet të niset një aksion për mbledhjen e të hollave për ta mbuluar kërkesën e SBASHK-ut dhe administratës publike.
“Meqë qeveria Kurti po refuzon çfarëdo zgjidhjeje të drejtë, ne si shoqëri mund ta gjejmë zgjidhjen me një aksion solidariteti. Kosova ka përvojë në këtë aspekt, sepse në vitet 90 shkollën e kemi mbajtur me kontribute vullnetare dhe me fondin e 3%”, u shpreh ai.
Krasniqi më tej propozoi që hoxhë Halil Kastrati dhe shoqata e tij të jenë bartës të këtij aksioni.
“Si fillim propozoj që Halil Kastrati me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të jenë bartës të atij aksioni, natyrisht në bashkëpunim me sindikatat e Kosovës. Jam i bindur se ato para mund të mblidhen në kohë rekorde, para se Kurti e Murati të kthehen nga Japonia. Ndërsa me paratë që ata nuk po ua japin mësuesve tanë, ata mund të paguajnë faturat e reja të energjisë, që do të shpenzohet nga serbët në veriun e vendit”, shkroi ai në Facebook.