E hënë, 24 Shkurt, 2025

Theret me thikë një nxënës në Kaçanik

- Advertisement1-

Një nxënës 17-vjeçar është therur me thikë këtë të hënë në Kaçanik.

I dyshuar për këtë rast është një nxënës tjetër 16-vjeçar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik një nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16-vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar ( therur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17-vjeçar edhe ky nxënës”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...