Një adoleshente dhe një vajzë tjetër e rritur është vrarë gjatë të shtënave me armë, brenda një shkolle të mesme të artit në St. Lousi të Missouri.
Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se pas ndërhyrjes kanë arritur të qëllojnë sulmuesin, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë.
Sipas policisë, i dyshuari ishte rreth të 20-ve, i cili hapi zjarri mbi nxënësit e shkollës së artit në Missouori.
E sulmuesi është parë duke mbajtur një armë të gjatë në duar. Nga të shtënat janë plagosur edhe disa nxënës, të cilët me urgjencë u dërguan në spital për trajtim.
Në anën tjetër, policia ka njoftuar se ka siguruar skenën e krimit dhe aktualisht nuk ka ndonjë rrezik për kalimtarët e rastit apo personelin e shkollës.